Mot me vranësira dhe shi

0
18

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovën bën të ditur se sot gjatë ditës do të ketë reshje shiu.

IHK njofton se shiu do të fillojë së pari në rrafshin e Dukagjinit për të përfshirë tërë vendin ditën e mërkurë dhe tutje ditëve tjera, por duke e zvogëluar intensitetin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 – 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 – 18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1 – 13 m/s.