Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit derisa ishte në stacion policor i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilëve u ka shkaktuar lëndime, pas të cilave ata kanë pranuar trajtim mjekësor.
Gjatë kontrollit, në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në peshë 4.7 gramë.
Rasti ka ndodhur më 29 shkurt, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në ora 9.20, thuhet në raportin e rregullt të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.