5.3 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Suspendohen disa zyrtarë policorë në Zubin Potok – inspektorët gjetën parregullsi në “Dhomën e dëshmive”

Në stacionin policor në Zubin Potok, Policia e Kosovës gjatë realizimit të një inspektimi në Drejtorinë Rajonale Policore në Veri të Mitrovicës, ka hasur parregullsi në “Dhomën e Dëshmive”, të këtij stacioni.

Komisioni që inspektoi këtë stacion policor, ka vlerësuar se ka elemente të mundshme të veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe menjëherë përmes mekanizmave zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

Pas këtyre të gjeturave është iniciuar suspendim për disa nga zyrtarët e stacionit.

“Ndaj zyrtarit policor përgjegjës për ‘Dhomën e dëshmive’, shefit të hetimeve dhe komandantit të SP Zubin Potok, sipas procedurave të parapara disiplinore është iniciuar suspendimi nga niveli lokal, përderisa IPK dhe Prokuroria Themelore janë njoftuar për veprimet e ndërmarra. Njësitet policore në bashkëpunim me IPK-në, me autorizim të prokurorit kompetent, sot me datën 28.02.2020 kanë realizuar një kontroll në shtëpinë e zyrtarit policor përgjegjës për ‘Dhomën e dëshmive’. Kurse, inspektimi i detajuara i ‘Dhomës së dëshmive’ do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, deri në nxjerrjen e konstatimeve të sakta dhe të plota lidhur me rastin”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet kompetente do të vazhdojë të kryejë inspektime dhe hetime lidhur me rastin.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles