14.5 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Kurti në takim delegacionin e FMN-s: Në theks kemi eliminimin e pabarazisë në paga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, kanë pritur sot në takim delegacionin e  FMN-së, i prirë nga Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë, Departamenti Evropian (EUR), znj. Stephanie Eble, Oana Elena Luca, Zhongxia Zhang, Shushanik Hakobyan, Selim Thaçi dhe Mentor Mehmedi.

Në mes të temave të shumta, ky delegacion e përgëzoi Kryeministrin lidhur me faktin se buxheti ka vendosur në përparësitë e tij fushat e shëndetësisë, arsimit, pra e ka vënë theksin mbi fushat e interesit shoqëror.

Delegacioni u interesua rreth ligjit për pagat.

Kryeministri tha se programi qeverisës ka në thelb të tij eliminimin e pabarazisë në paga, kjo parë në rrafshin më të gjerë, atë të rishpërndarjes së pasurisë në shoqërinë tonë në mënyrë më të drejtë. Përveç kësaj duhet pritur edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles