10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kina “lëshon në aksion” robotët, për të luftuar coronavirusin

Firmat kineze të robotikës kanë dalë me disa zgjidhje interesante për luftimin e krizës së coronavirusit.

Dhe së fundmi, sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një pajisje e cila thuhet se po përdoret për dezinfektimin e hapësirave publike.

Sipas një përshkrimi të një videoje të publikuar nga AFP, bëhet fjalë për Robotin ‘Thor-1’, të përshkruar nga media shtetërore si një ‘armë e fortë’ e ‘fuqisë së jashtëzakonshme’, përcjell Telegrafi.

Ajo, siç bëhet e ditur më tej, është duke u demonstruar në një park në Hangzhou në Kinën lindore, një qytet pjesërisht në bllokim për shkak të virusit.

Ndryshe, nga zyrtarët në Pekin është deklaruar se luftimi i virusit është një përparësi kombëtare që kërkon veprim kolektiv.

Mbi të gjitha Pekini ka shpenzuar miliarda dollarë për subvencione, dhe kredi për të nxitur përparime në inteligjencën artificiale në Kinë.

“Lufta kundër epidemisë nuk mund të arrihet pa mbështetjen e shkencës dhe teknologjisë”, ka thënë Presidenti kinez Xi Jinping në fillim të këtij muaji, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.

Ai shtoi se Kina duhet të zhvillojë hulumtime klinike për vaksinat dhe ilaçet antivirale, si dhe të zgjerojë opsionet e blerjeve në internet për dhjetëra miliona njerëz që janë duke qëndruar brenda për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Ndër tjerash u raportua se Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë, të enjten i bëri thirrje sektorit të teknologjisë për ndihmë, duke sugjeruar vendosjen e robotëve, makinave për kontrollimin e temperaturave, në mënyrë që të reduktohet kontakti mes njerëzve.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles