Merkel: Racizmi është helm që gjendet në shoqërinë tonë

0
14

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi sot se racizmi është një helm dhe ky helm gjendet në shoqërinë tonë.

Deklarata e sipërcituar bëhet pas incidentit tragjik në qytetin gjerman, Hanau, ku një ekstremist i djathtë vrau 11 persona, përpara se të vetëvritej.

Kancerlaja Merkel anuloi edhe programin e saj të sotëm për shkak të sulmit të armatosur.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se kancelarja Merkel ka anuluar programin në qytetin Halle për shkak të sulmit në Hanau.

Seibert gjithashtu njoftoi se Merkel informohet për çdo zhvillim në Hanau.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, në deklaratën e tij tha se “ngjarja e tmerrshme në Hanau na la të gjithëve në dhimbje. Mendimet tona janë me ata që humbën jetën, familjet dhe të afërmit e tyre. Shpresoj që sa më shpejt të shërohen të plagosurit”.

Në një sulm ndaj dy lokaleve në Hanau humbën jetën 9 persona, në mesin e të cilëve edhe qytetarë turq. Në sulm u plagosën 5 të tjerë.

Në aksionin e zhvilluar nga ekipet e sigurisë, terroristi i së djathtës ekstreme Tobias R. është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Ai pas tij ka lënë edhe një video mesazh. /kp/