15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Konstituohet Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes

Në Kuvendin e Kosovës është konstituar Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se ky komision është funksional për sektorin e sigurisë.

Sipas saj, fushëveprimi i këtij komisioni është ushtrimi i kontrollit dhe mbikëqyrja demokratike ndaj institucioneve të sigurisë, mbikëqyrjen e shpenzimeve buxhetore etj.

Ganimete Musliu nga PDK tha se kishte kërkuar vullnetarisht të jetë pjesë e këtij komisioni.

Ajo tha se uron që në këtë mandat të jenë komision shembull e të bashkëpunojnë.

Anëtari i këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se ky komision kërkon punë të madhe dhe se duhet të tejkalohen raportet partiake, raporton KP. Ai shtoi se duhet përkushtim maksimal pasi që shumë ligje të rëndësishme presin të kalojnë në Kuvendin e Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles