Bastisje në Gjakovë, policia arreston dy persona dhe konfiskon armë ilegale

0
57

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës pas pranimit të informatave  lidhur me dyshimin e bazuar  për armbajtës pa leje, sot  më dt.19.02.2020 rreth orës 07:00 në fshatin  Rracaj të Gjakovës ka ndërmarr dy bastisje në dy lokacione të ndryshme.

“Kontrolli  i shtëpive dhe objekteve përcjellëse në këto dy lokacione është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit dhe bazuar në Urdhëresën e  Gjyqtarit të procedurës paraprake.

Gjatë kontrollit të lokacionit të parë, të shtëpisë së personit  D. B ( dl. 21.09.1968)   ka gjetur  dhe konfiskuar  armët si vijonë :

Një (1)  pushkë gjysëm automatike kal. 7.62 X35mm me nr. serik 325142 prodhim –Poliqan , Shqipëri

Një (1) Pistoletë me gas  nr. serik 1371208

Një (1)  karikator ( i pistoletës me gas)

Nëntë (9)  fishek kal.NN

Një (1) par dylbi model “KONUS”

Gjatë kontrollit në lokacionin e dytë në shtëpinë e A. B  gjatë kontrollit   janë gjetur dhe konfiskuar këto armë:

Një (1)  pushkë –snajper  nr. serik 262773 kal. NN prodhim  Kragujevac –Serbi

Një (1) pushkë sportive (ajrore) model “KRAL” me dylbi  nr. serik S-57661”, thuhet në njoftimin për media.

Pas intervistimit, dy të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt. /Telegrafi/