Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj viziton Kosovën

0
17

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Cakaj do të pritet nga homologu i tij, ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca në orën 10:00.

Po ashtu Cakaj do të pritet edhe nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.