3.3 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Zëvendësministri Zogiani fillon procedurat për pezullimin e ndërtimit të hidrocentraleve në Lepenc

Zëvendësministëri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Avni Zogiani së bashku me deputeten nga LVV, Fitore Pacolli, sot kanë vizituar zonën ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lepenc, në Biti të Poshtme.

Pacolli bëri të ditur se “Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka filluar të gjitha procedurat për pezullim të menjëhershëm të punimeve deri në shqyrtimin e plotë të situatës”.

Zogiani u ka premtuar banorëve të Bitisë që do t’i rishikojnë projektet të cilat kanë ndikim shumë më të madh socio-mjedisor se që është pretenduar në studimet e bëra nga konsulencat e njëanshme.

“Zeri i eksperteve dhe banoreve nuk eshte degjuar mjaftueshem dhe projektet mund te kene ndikim shume me te madh socio-mjedisor se qe eshte pretenduar ne studimet e bera nga konsulencat e njeanshme te angazhuara per keto projekte.

Studimet fillestare dyshohet se jane bere pro-forme dhe nuk kane marrur seriozisht mundesine e ndikimit ne jeten e habitateve dhe te njerezve ne keto zona.

Prandaj, ne iu premtuam banoreve te Bitise se do t’i rishikojme projektet e tilla”, ka thënë në njoftim.

Ndësa, deputetja Pacolli ka thënë që tani gjërat kanë ndryshuar dhe tani banorët nuk kanë pse të frikësohen se një një ditë lumi nuk do të ekzistoj më.

“Sot bashkë me zëvendësministrin Avni Zogiani me kërkesë të banorëve të Bitisë së Poshtme vizituam zonën ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lepenc.

I njoftuam që Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka filluar të gjitha procedurat për pezullim të menjëhershëm të punimeve deri në shqyrtimin e plotë të situatës.

Ka 5 vjet që banorët kanë protestuar e përpjekur i madh e i vogël të bllokojnë punimet që kanë degraduar lumin dhe mjedisin përreth. E shumë banorë vazhdojnë të pranojnë fletëthirrjet nga policia për pengesat që ia kanë bërë kompanisë. Ata për kaq vite nuk kanë kaluar një ditë apo një natë të qetë pa u frikësuar se një ditë lumi që është vet jeta e tyre nuk do të ekzistonte më.

Por tani gjërat kanë ndryshuar.

E lumtur që kërkesat e brengat e qytetarëve tani kanë adresë.

E ne deputetët do ta kemi shumë më lehtë ta bëjmë punën tonë”, ka thënë ajo.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles