Kurti pranon letër urimi për postin e kryeministrit nga Sekretari i Shtetit, Pompeo dhe ambasadori Kosnett

0
24

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Michael Pompeo, si dhe nga ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett për zgjedhjen e tij në pozitën e kryeministrit.

Sipas njoftimit për media të Kryeministrisë në letrën e Sekretarit të Departamentit të Shtetit i përcillet urimi popullit të Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike, si dhe mirëpritet formimi i Qeverisë së Kosovës.

“Në letrën e Sekretarit të Departamentit të Shtetit i përcillet urimi popullit të Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike, si dhe mirëpritet formimi i Qeverisë së Kosovës, duke shpresuar në bashkëpunimin e ngushtë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, siç janë sundimi i ligjit e normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në letër.

Ndërkaq Ambasadori Kosnett ka uruar kryeministrin Kurti në zgjedhjen e tij në pozitën e kryeministrit, duke ofruar marrëdhënie edhe më të ngushta në mes të Kosovës dhe ShBA-së, në zhvillimin e paqes dhe prosperitetit në vend.