Për herë të parë pas 9 vjetësh, dy akterët më me ndikim po e sulmojnë drejtpërdrejt njëri-tjetrin në Siri

0
91

Mallkimi i Sirisë, pasi konflikti po shkon drejt dekadës së parë, ka qenë gjithmonë se si forcat e reja hyjnë në luftë vetëm kur duket se rraskapitja mund të ngadalësojë të gjithë.

Por gjatë javës së kaluar, ka ndodhur një evolucion i mprehtë. Dy nga aktErët më me ndikim atje – Turqia dhe regjimi sirian – kanë sulmuar drejtpërdrejt njëri-tjetrin.

Kështu thuhet në një analizë të publikuar nga rrjeti televiziv CNN, duke kujtuar faktin se trupat turke u vranë në mënyrë të vazhdueshme nga forcat siriane, dhe më pas Ankaraja ka kërkuar hakmarrje ndaj burrave të Bashar al-Asad të Sirisë.

Sipas analizës, përcjell Telegrafi, megjithëse është pritur që brenda këtij konflikti do të hynte Moska, e të negocionte një armëpushim mes tyre, kjo duket larg, pavarësisht raporteve midis Ankarasë dhe Moskës.

Në vend të kësaj, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka rritur mundësinë e përplasjeve të avionëve luftarakë rusë dhe turq mbi provincën e bllokuar të Idlib.

“Avioni që goditi qendrat e popullatës civile në Idlib nuk do të jetë më në gjendje të fluturojë lirshëm”, paralajmëroi Erdogan të mërkurën.

Ai gjithashtu ka kërcënuar të luftojë forcat e regjimit sirian jashtë territorit të Idilb.

Për të rikujtuar, Idlib është plaga e fundit e egër e luftës civile në Siri: Deri në katër milionë civilë janë të bllokuar në një zonë të vogël, të mbrojtur dhe të infiltruar pjesërisht nga rebelët ekstremistë besnikë të al Kaedës.

Shërbimet e inteligjencës perëndimore i shohin këta ekstremistë si kërcënim të dukshëm, të menjëhershëm, por me të vërtetë nuk dinë si t’i trajtojnë ata.

Moska dhe Damasku mendojnë se munden, dhe janë duke u përpjekur të rimarrin zonën, duke bombarduar të gjithë në të, përfshirë spitalet, duke shtyrë gjithë problemin në veri drejt Turqisë.

Forcat e Asadit kanë vrarë trupat turke, më shumë se një herë, dhe Turqia ua ka kthyer në të njëjtën mënyrë.

“Është një nivel krejt i ri i konfliktit shtet-mbi-shtet”, ka thënë Charles Lister, zyrtar i lartë i Institutit të Lindjes së Mesme. “Dhe duke pasur parasysh konsideratat e brendshme të Erdoganit, është ende e vështirë të shihet diçka, përveçse më shumë përshkallëzim në horizont”.

Lister ka thënë se kriza humanitare ishte krejt e paparishkuar dhe përfundimisht do të përkeqësohet, dhe shtoi se në qoftë se Turqia do të merrte refugjatë sirianë, Evropa do të kaplohej nga “një vërshim i mëtejshëm”.

Ata që ndodhen brenda, jetojnë me vite të tëra afër ferrit, siç është edhe Ahmad al-Abdo, 34 vjeç, i cili u largua nga regjimi sirian javët e fundit.

“Çdo gjë që mund të ndalojë regjimin sirian të bombardojë njerëzit është mirë, megjithatë nuk jam i sigurt se Turqia do të përdorë të gjithë fuqinë e saj për të bërë këtë”, ka thënë ai.

Sipas tij, të tilla premtime janë dëgjuar edhe në të kaluarën.

“Sirianët nuk kanë miq”, mendon al-Abdo.

“Ndonjëherë interesat e vendeve të tjera përputhen me tonat”, ka shtuar ai.

Ndërkohë një zëdhënës për rebelët sirianë të mbështetur nga Turqia, Major Yousef Hamoud, i quajti lëvizjet ushtarake turke “akte çlirimi për të ndihmuar popullin sirian”.

“Kjo me shpresë do të ndalojë regjimin sirian të zhvendosë njerëzit nga vendi i tyre”, shpreson ai.

Sipas analizës të publikuar në CNN, Erdogan gjendet midis një seri opsionesh të tmerrshme në kufirin e tij të gjatë jugor.

Logjika për të sulmuar Kurdët Sirianë vitin e kaluar ishte se duhej të luftonte kundër një grupi që ai konsideronte një kërcënim ekzistencial terrorist, por gjithashtu të sigurojë një strehë në të cilën mund të riatdhesonte refugjatët sirianë.

Kjo është arritur vetëm pjesërisht.

Në perëndim rreth Idlib, ai dëshiron të frenojë fluksin e refugjatëve, por gjithashtu e di se ka nevojë për një kontroll mbi zonat ku Al Qaeda mund të paraqesë një kërcënim afatgjatë.

Një seri marrëveshjesh të ndërmjetësuara me ndihmën ruse kanë blerë kohën e Turqisë, mendon Aaron Stein, nga Instituti i Kërkimeve për Politikën e Jashtme.

Por në fund, thotë ai, Turqia “duhet të bëjë diçka”.

Megjithatë, ekziston mundësia minimale që Rusia do të ndihmojë, sipas Stein.

Sipas tij, thuhet në analizë, përcjell Telegrafi, Moska nuk dëshiron të tërheqë forcat e saj – ose trupat siriane – që do të thotë se Turqia duhet të rrezikojë të vrasë rusët nëse merret me forcat siriane në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Opsionet e Ankarasë në këtë fushë variojnë nga ‘të varfërat në humnerë’”, vlerëson Stein.

Gjithashtu çfarë e dobëson pozitën e Turqisë në këtë situatë sipas tij është vendimi i saj për të kundërshtuar aleatët e saj perëndimorë dhe sulmin ndaj kurdëve sirianë vitin e kaluar.

“Ankaraja është izoluar me aleatët e saj perëndimorë, duke nënshkruar një partneritet me Rusinë që gjithnjë do të merrte fund me Moskën duke kërkuar që Turqia të dorëzohej, dhe tani nuk ka përgjigje pasi përballet me një krizë serioze. Turqia nuk ka mundësi të mira”, thotë ndër të tjerash Stein. /Telegrafi/