10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministrja e Drejtësisë i thotë Veselit t’i mbajë duart larg nga rasti ‘Dehari’

Nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, Albulena Haxhiu, ministre e zgjedhur e Drejtësisë, u zotua se do të përkushtohen që të zbardhin rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit. Ndërsa kreut të opozitës, Kadri Veselit i tha se t’i mbajë duart larg nga ky rast.

Haxhiu u njoftua nga afër me rastet në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ku drejtori i kësaj qendre iu përgjigj asaj edhe rreth derës hyrëse që lidhë oborrin e policisë me arë të burgut.

Ajo tha se mesazhi i vizitës së saj tregon për përkushtimin e institucioneve për të zbardhur rrethanat e vdekjes së tij

“Vizita ime këtu është mesazh i qartë për institucionet lidhur me përkushtimin tonë për zbardhje ne rrethanave të vrasjes së Astrit Deharit. Ju e dini që në 2016 ka humbur jetën këtu në këtë qendër korrektuese një aktivist politik, i cili pa faj është mbajtur në paraburgim. Ai ka qenë në duar të shtetit por fatkeqësisht shteti nuk e mbrojti atë”, tha ajo.

Në seancën për votimin e qeverisë së re të Kosovës, drejtuar nga Albin Kurti, lideri i opozitës, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i tha Kurtit se do të diskutojnë shumë çështje tash e tutje, përfshirë edhe rastin e Astrit Deharit.

Kur u pyet për këtë deklaratë, ministrja e Drejtësisë tha se Veseli duhet t’i mbajë duart larg nga ky rast.

“Kadri Veseli duhet t’i mbajë duart larg nga ky rast. Ju e dini që para se të ndodh rasti i Astrit ka pasur kërcënime nga foltorja e Kuvendit, pikërisht nga Kadri Veseli. Tash së fundi e përmendi vrasjen. Tashmë është duke u marrë Prokuroria Speciale për këtë rast të komisioni hetimor, unë mendoj që ka për qëllim që të dëmtojë në qoftë se sado pak Prokuroria Speciale ka nisur të merret seriozisht me këtë rast, atëherë është tendencë për ta dëmtuar këtë proces”, tha Haxhiu, raporton KP.

Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë do të jetë në shërbim të plotë të kërkesave të Prokurorisë Speciale lidhur me këtë rast.

Ndërkohë theksoi se ka pranuar sot dy raporte që kanë të bëjnë me rastin, të cilat tha se do t’i analizojë.

Gjatë kësaj vizite në hapësira te e qendrës, Haxhiu u pa bashkë me drejtorin e Qendrës së Paraburgimit, Nehat Thaçi, derisa ai i shpjegonte për derën që lidhë oborrin e policisë me atë të burgut, dhe një tjetër të cilën tha se do ta mbyllin në tërësi meqë nuk e shfrytëzojnë.

“Është e mbyllur, për sa kam njohuri për shkak se është në procedurë hetimore, nëse e prekim prekën dëshmitë. Prej tash marr premtim të tillë që në momentin që përfundon procedura ose komplet procesi ne këtë derë do ta hapim dhe do ta marrim një vendim që komplet me mbyll, për shkak se edhe nuk e kemi shfrytëzuar kurrë. Ndërsa për ato informacionet e tjera tash do të dalim në parking ku është një derë hyrëse që e ka lidhur oborrin e policisë me oborrin e burgut”, i tha Thaçi ministres.

Gjatë kësaj vizite, ministrja e Drejtësisë tha se ka adresuar edhe nevojën për të pasur projektligjin për Shërbimin Korrektues, të cilin Kosova nuk e ka.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles