24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi kujton Konferencën e Rambujesë: Falë luftës çlirimtare dhe ndërkombëtarëve, Kosova është shtet i pavarur

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar Konferencën e Rambujesë.

Ai tha se para 21 vjetësh, mori hov adresimi i çështjes së Kosovës në nivelin më të lartë ndërkombëtar.

Thaçi deklaroi se Konferenca e Rambujesë u mbajt në dy raunde bisedimesh, por përfundoi pa nënshkrimin e marrëveshjes për të dyja palët, transmeton Indeksonline.

Ai tha gjithashtu se delegacioni i Kosovës asokohe u tregua shumë i matur dhe i kujdesshëm dhe se falë luftës çlirimtare në terren dhe largpamësisë gjatë bisedimeve, si dhe falë përkrahjes së partnerëve ndërkombëtare sot Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran.

Postimi i plotë:

Para 21 vjetësh, si asnjëherë më parë, mori hov adresimi i çështjes së Kosovës në nivelin më të lartë ndërkombëtar. Pikërisht më 6 shkurt 1999 nisën punimet e Konferencës së Rambujesë, e cila synim kryesor kishte parandalimin e gjenocidit të regjimit të Millosheviqit kundër popullsisë shqiptare në Kosovë.

Kjo konferencë u mbajt në dy runde bisedimesh, por përfundoi pa nënshkrimin e marrëveshjes për të dyja palët.

Delegacioni i Kosovës u tregua shumë i matur dhe i kujdesshëm, si dhe duke besuar në partnerët strategjikë u pajtua me marrëveshjen, e cila solli intervenimin e NATO-s dhe çlirimin njëherë e përgjithmonë të Kosovës nga regjimi serb.

Anëtarët e ekipit tonë negociator, pavarësisht situatës së rëndë në të cilën ndodheshim, ditën të jenë largpamës dhe vizionarë për të ardhmen e vendit tonë.

Dhe, falë luftës çlirimtare në terren dhe largpamësisë gjatë bisedimeve, si dhe falë përkrahjes së partnerëve ndërkombëtarë, sot Kosova është shtet i pavarur dhe sovran! HTH

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles