18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Abdixhiku paralajmëron kompanitë që nuk hoqën borën: Do të mbani përgjegjësi!

Qytetarë të shumtë janë ankuar sot lidhur me gjendjen e rrugëve dhe autostradave në vend.

Mospastrimi i rrugëve nga bora dhe ngricat shkaktuan vështirësi në qarkullimin e shumë pjesëmarrësve në trafik.

Lidhur me këtë Indeksonline ka kontaktuar ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku, ka paralajmëruar se secila kompani e kontraktuar që nuk ka qenë në krye të detyrës do të mbajë përgjegjësi për këtë gjendje.

“Sot në orën 10:00 do t’i takoj menaxherët rajonalë të ministrisë. Secila kompani e kontraktuar që nuk ka qenë në krye të detyrës do të mbajë përgjegjësi”, ka thënë shkurt Abdixhiku.

Ndryshe, gjendja e rrugëve dhe autostradave pas reshjes së borës ishte sfida e parë me të cilën u përball ministri Abdixhiku në marrjen e detyrës së re në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Reshjet e borës janë vazhdimisht aktive, kështu që e bën edhe më të vështirë përcjelljen e gjithë kësaj gjendjeje.

Indeksonline mëngjesin e sotëm ka raportuar për disa ankesa të qytetarëve në pjesë të ndryshme të vendit, po që ministri tashmë ka paralajmëruar gatishmërinë për t’u marrë drejtpërdrejt me gjithë këtë situatë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles