Pritet betimi i anëtarëve të rinj të KQZ-së

0
27

Dhjetë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritet që të betohen gjatë ditës para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i vetëm që do të ketë dy anëtarë, ndërsa të gjitha partitë e tjera parlamentare do të kenë nga një anëtar.

Betimi i anëtarëve të KQZ-së do t’i hapë rrugë proceseve që vijnë pas formimit të qeverisë së re të Kosovës.

Po ashtu, KQZ pritet që të organizojë edhe zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar komune në Podujevë pasi Agim Veliu është emëruar ministër i Punëve të Brendshme.