16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Rrëshqitje të dheut në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ Ministria e Infrastrukturës me porosi për qytetarët

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit njofton se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka pasur rrëshqitje anesote të dheut.

Për pasojë, në njërin shirit rrugor në drejtim të Shqipërisë (në hyrje të Vërmicës), janë paraqitur vështirësi në komunikacion, me ç’rast disa makina që ndodheshin në atë pjesë në kohën kur ndodhi rrëshqitja kanë pësuar dëme të vogla materiale, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në mesin e pasagjerëve.

“Kompanitë e kontraktuara, në mbikëqyrje të përgjegjësve nga ministria, kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe për shkaqe të sigurisë, njëri shirit, bashkë me atë ndihmës janë mbyllur për qarkullim. Vendi është sinjalizuar sipas standardeve të kërkuara dhe kompania do të mbetet në kujdestari gjatë gjithë kohës.Bëjmë thirrje tek të gjithë pjesëtarët ne komunikacion, të shtojnë kujdesin gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor, me qëllim të evitimit të dëmtimeve nga situata të ngjashme”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Ministri Lumir Abdixhiku, lut qytetarët që tu përshtaten kushteve atmosferike, përderisa siguron se rrugët do të jenë të hapura në vazhdimësi për gjatë gjithë sezonit dimëror.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles