Kurti: Nëse do të dështonte koalicioni me LDK-në, do të rrëzohesha në Kuvend, por mandatin nuk do ta dorëzoja

0
114

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpalosur detaje të pa thëna rreth negociatave që i kanë bërë më Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se negociatat me LDK-në ishin të vështira, dhe se në rast se do të dështonte marrëveshja ai nuk do ta dorëzonte mandatin

“Qeveria e pakicës për mua do të shënonte dështimin e marrëveshjes që unë nuk e kam dëshiruar, dhe një tentativë e cila nuk do të kishte sukses. Por, nuk do të ngeleshim të ngujuar që ta dorëzonim mandatin. Do të rrëzohesha në Kuvend por nuk do ta dorëzoja mandatin. Kur Glauku e ka pa që unë jam i gatshëm të rrëzohem në Kuvend nëse s’kemi marrëveshje, ai e ka përjetuar shumë rëndë këtë gjë. Kur i thashë Glaukut aso kohe: ti ngel kryetar Kuvendi, unë lider i opozitës, dhe për 6 muaj do të shkaktojmë zgjedhje sërish dhe do t’i fitojmë prapë ato zgjedhje, ai ka mbetur dhe filloi të flasë me mua gjërat që i ka thënë edhe në publik”, ka thënë Kurti.

Kurti ka pohuar se Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet për shkak se qytetarët i duan idetë e LVV-së.

Ai ka thënë që Qeveria që udhëheq ai të mos e vazhdojë trendin e qeverive të kaluara, të cilat kanë qenë afatshkurtëra, duke shtuar se korrupsioni nuk do të ketë vend në qeverisjen e tij.