15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Iu kisha lutur Kurtit dhe Osmanit të mos e heqin taksën 100 %

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur për formimin e Qeverisë së Re dhe për kërkesën e amabasadorit Grenell për të hequr taksën 100 %.

Haradinaj ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit kanë qenë zgjedhjet më të mira në rajon dhe ka uruar Kosovën për Qeverinë e Re.

Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani që të mos e largojnë taksën 100 %.

“Kemi bërë zgjedhjet më të mira të mundshme në rajon, kemi Qeverinë e re dhe është lajm i mirë e cila ka shumë sfida, dhe sfida më e rëndësishme është të i  ruaj parametrat që i ka lënë qeveria e kaluar.

Nuk është ndërprerë dialogu për shkak të taksës 100 %. ËShtë gabim ofertimi i Kurtit dhe Osmanit për të hjekur taksën, pasiqë Serbia nuk ka më ta kthy më te mirë.

Ju kisha lut të mos e hjeqin taksën por të kërkojnë njohjen reciproke”. ka thënë ai.

Ndërsa, për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd, Haradinaj e ka vlerësuar shumë të dobishme për qytetarët e Kosovës.

“Kemi një qarkullim përmes Serbisë, qytetarët që shkojnë në Europë dhe kemi interes të madh që të funksionalizohet linja hekurudhore Kosovë-Serbi”, shtoi ai.

Në fund, Haradinaj ka thënë se “Kosova kurrë më mirë nuk i ka pasur më mirë marrëdhëniet me Amerikën, është e veçantë dhe është intensifikuar shumë”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles