17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

Konjufca: Lutfi Haziri iu zotua 28 herë Kurtit se nuk e pranojnë ftesën e Thaçit

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, në emisionin Pressing të T7, ka dhënë detaje të pathëna më parë rreth negociatave me LDK’në.

Konjufca ka treguar se dy zyrtarët e lartë të LDK’së, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri, i kanë premtuar Albin Kurtit se nëse nuk arrihet marrëveshja mes dy partive, LDK’ja nuk i përgjigjet ftesës së Thacit për të mandatuar kandidat për kryeministër.

“Albin Kurti i ka bërë një pyetje të rrezikshme Vjosa Osmanit. I tha: Vjosa nëse nuk krijohet qeveria Kurti a shkon ti te presidenti Thaçi me marrë mandatin? Vjosa është betuar se nuk do të bënte një gjë të tillë”, tha Konjufca.

Ai ka treguar se të njëjtin zotim e ka dhënë edhe nënkryetari tjetër i LDK’së, Lutfi Haziri. Sipas Konjufcës, Haziri i ka thënë Kurtit që LDK e refuzon ftesën e Thaçit.

“28 herë me na e cu Presidenti ftesën për të marrë mandatin e kryeministrit, 28 herë do t’i themi jo”, është shprehur Konjufca.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles