17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Kemi shumë punë përpara, por edhe ide të qarta

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, tha se detyra e tij e re është më me peshë në jetën e tij.

Këtë ministri që është bashkim i asaj të Infrastrukturës dhe Transportit dhe Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Abdixhiku tha se nga sot do të ndërtojë një ekip profesionistësh për të punuar në këtë dikaster, njofton Klan Kosova.

“Kemi punë shumë përpara. Por kemi edhe ide të qarta para vetes. Me bashkëpunëtorët e tjerë në Qeverinë LVV-LDK, si një ekip, do t’i japim vendit rrugë të drejtë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot mora përgjegjësinë më me peshë në jetën time publike; atë të Ministrit të Republikës së Kosovës. Do të udhëheq me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit; që tani është bashkim i dy ministrive paraprake të lidhura me infrastrukturë, transport, mjedis e planifikim hapësinor.
Mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe votëbesimin e deputetëve të koalicionit LDK-LVV, do ta marr si obligim dhe përgjegjësi për t’i shërbyer vendit mbarë.

Jam i vetëdijshëm për sfidat përpara në të dyja, tanimë, ish-ministri. Prandaj, menjëherë, që nga sot, do të ndërtoj rreth vetes një ekip profesionistësh me të cilët do të ndihemi mirë e të sigurt të gjithë.

Kemi punë shumë përpara. Por kemi edhe ide të qarta para vetes. Me bashkëpunëtorët e tjerë në Qeverinë LVV-LDK, si një ekip, do t’i japim vendit rrugë të drejtë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles