16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Politikanët në Maqedoninë e Veriut e urojnë Albin Kurtin për marrjen e postit të kryeministrit të Kosovës

Udhëheqësit e partive politike, si dhe bartës të funksioneve shtetërore në Maqedoninë e Veriut, e kanë uruar Albin Kurtin, për marrjen e postit të kryeministrit të Kosovës, si dhe themelimin e institucioneve shtetërore.

Politikanët në Maqedoninë e Veriut shpresojnë në bashkëpunim të mirë me kryeministrin e ri të Kosovës.

Më poshtë i keni urimet e disa prej tyre:

Oliver Spasovski – kryeministër i Qeverisë teknike:
Urime Kryeministrit Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re. Shpresoj që në periudhën në vijim do të vazhdojmë të ndërtojmë bashkëpunim më të afërt në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së:
I dashur Albin, nëpërmjet të këtyre rreshtave desha të të përcjell uratat më të sinqerta nga të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjen Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe të të uroj shëndet, mandat të suksesshëm dhe të mbarë. Ne jemi takuar shpesh dhe kemi diskutuar gjërë e gjatë duke këmbyer mendime për zhvillimet politike, sfidat dhe qëllimet tona të përbashkëta. Ti e di se tek unë dhe tek të gjithë ne në Bashkimin Demokratik për Integrim do të gjesh partner të sinqertë dhe mbështetës në drejtim të realizimit të synimeve që i ndajmë dhe përpiqemi ti jetësojmë bashkë. Duke shprehur konsideratën time të lartë dhe i vetëdishëm për punët e mëdha që e presin Kosovën dhe rajonin, të uroj maturi dhe mbështetje të gjërë dhe me sinqeritetin më të madh të shtrij dorën e bashkëpunimit dhe përkrahjes.

Ziadin Sela – kryetar i Aleancës për Shqiptarët:
Me të vërtetë kjo frymë e re në Kosovë po dëshmon se ndryshimi është bazë e demokracisë. Bazë e rikthimit të shpresës dhe jetës në Kosovë! Jam i lumtur që erdhi dita për këtë ndryshim, erdhi dita që ta uroj Albin Kurtin dhe qeverinë e re të Kosovës i bindur se çdo fjalë e thënë do të bëhet realitet. Sepse kur interesi i përgjithshëm, i shtetit e i popullit vihet para interesit personal e partiak nuk ka se si ndodh ndryshe. Qoft ky ndryshim reflektim edhe mbi realitetin tonë në Maqedoninë e Veriut, qoftë ky ndryshim pikënisje e çdo ndryshimi tjetër ku do për të mirën e të gjith neve. Urime edhe njëherë për Kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e re të Kosovës!

Bilall Kasami – kryetar i Lëvizjes Besa:
Arritja e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re mes Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe LDK-së është një lajm i mirë jo vetëm për Kosovën dhe shqiptarët por edhe për gjithë rajonin. Përfundimisht në Kosovë u vulosë vullneti i qytetarëve për ndryshim dhe qeverisje të re. Urojmë që sa më shpejt Kosova të formalizojë ndryshimet në institucione dhe të vazhdojë rrugëtimin krah për krah me vendet e rajonit drejt euro-integrimeve. Urime Kosovë!

Afrim Gashi – kryetar i Alternativës:
Themelimi i institucioneve të Kosovës me qeveri të re e cila e përfaqëson vullnetin e qytetarëve të shprehur me 6 tetor, është lajmi i shumëpritur nga shqiptarët kudo që ata ndodhen. Kjo frymë e ndryshimit nuk është lajm i mirë veç për Kosovën, por është edhe jehonë që do të shtrihet përtej kufijve të saj, se tashmë ka ardhur dita e gjeneratave të reja dhe pa hipoteka për të qeverisur. Urime, Kosovë! Urime miku im Albin Kurti detyrën e re! Ju priftë e mbara

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles