Pasuesja e liderit të narko-kartelit Sinaloa tha “po”, martohet e bija e El Chapos

0
35

Alejandrina Gisselle Guzmán e bija e narko-kartelit famëkeq Sinaloa, Joaquin Guzman i njohur si El Chapo, si dhe dhëndri Edgar Kazares, kanë udhëtuar për në kishë me një veturë të bardhë të blinduar, ku ndërruan unazat.

Ceremonia është mbajtur në qytetin meksikan Culiacan në periferi të Sinaloas, ku gjatë vikendit të kaluar u martua Alejandrina Giselle Guzman, e bija e narko-kartelit më të madh meksikane, transmeton Telegrafi.

Ajo pa u menduar dy herë i tha “po” Edgar Kazaresit, vëllait të Blanka Blanca Margarita Cazares Salazar, personit kryesor që shpëlanë paratë e kartelit Sinaloa.

Ceremonia martesore është mbajtur në katedralen e qytetit, ku dyshja mbërritën me një konvoj të gjatë të veturave të blinduara. Për sigurinë është përkujdesur një ekip e specializuar që merren kryesisht me vrasjet me pagesë.

Por të renë nuk e dorëzoi në altar babai i saj për arsye objektive, duke marrë parasysh se gjendet në një burg në SHBA, ku është dënuar me burgim të përjetshëm, plus 30 vite tjera për vrasje, shpëlarje parash, tregti me drogë, reket dhe krim të organizuar.

E përditshmja meksikane Reforma shkruan se dasma është përcjell me shumë fishekzjarrë, kurse Alejandrina në dasmë kishte veshur fustanin e bardhë dhe në duart mbante buqetën me lule të bardha. /Telegrafi/