Policia belge vret një burrë të armatosur, plagosi dy persona në rrugë

0
34

Policia belge ka qëlluar një njëri që kishte goditur me thikë dy persona në rrugë të ngarkuar në Gent.

Ky rast ndodhi vetëm disa minuta pas sulmit terrorist që ndodhi në Londër, transmeton Telegrafi.

Policia në Belgjikë ka qëlluar një njeri, dhe dëshmitarët thanë se ai kishte plagosur dy persona me thikë.

Dyshohet se i dyshuari u plagos nga oficerët në Gent pas incidentit në Bevrijdingslaan.

Ky rast vjen vetëm disa minuta pasi policia e armatosur vrau një terrorist të dyshuar – nga frika se po mbante një jelek vetëvrasës me eksploziv – pasi të paktën dy persona u qëlluan me thikë në Londër. /Telegrafi/

Lajm në zhvillim e sipër.