3.3 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në SHBA dënohet me 9 vjet burgim për trafikim armësh dhe pastrim parash

Albert Veliu, ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në New York, është dënuar me 9 vjet burgim.

Veliu u dënua nga Gjykata Federale e Brooklyn të enjten, për trafikim me armë dhe pastrim parash.

Siç raporton New York Daily News, 37 vjeçari shqiptar ishte kapur në vitin 2017, pasi kishte organizuar shitjen e armëve AK-47, monicion si dhe shpëlarje parash, rreth 800 mijë dollarë amerikan.

Ai pasi doli para gjykatës tha se është penduar për veprimet e tij.

“Kam shumë turp. Është një vendim për të cilin do të pendohem për pjesën tjetër të ditëve të mia”, tha Veliu para gjykatës.

Sipas gjykatës Veliu mburrej se puna e tij në konsullatë dhe siguria e dobët e aeroportit i kishte dhënë hapësirë atij të bënte kontrabandë me lehtësi.

“Veliu lehtësoi skemën e pastrimit të parave, duke përfshirë edhe shkëmbimin e parave për kontrollet e supozuara ‘të pastra’ të mbështetura nga dokumentet false,” u tha gjatë procesit gjyqësor ndaj tij.

“Arrestimi, dhe dënimi i sotëm i Veliut shënojnë një fitore të rëndësishme për zbatimin e ligjit në ndërprerjen e një rrjeti ndërkombëtar të pastrimit të parave dhe trafikimit të armëve për kartelet e drogës në Meksikë”, tha avokati për Qarkun Lindor, Richard Donoghue.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles