3.5 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall emergjencë globale për koronavirusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencë globale për përhapjen e shpejtë të koronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i organizatës Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai deklaroi se arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë, por ajo që po ndodh në vendet e tjera të botës.

Ghebreysus vë në pah se një ndër shqetësimet kryesore është përhapja në shtetet që kanë një sistem më të dobët shëndetësor.

Sipas raporteve të publikuara nga kjo organizatë, deri tani janë regjistruar 98 raste të të infektuarve me këtë virus në 18 shtete të ndryshme.

Dr Ghebreyesus, gjatë një konference të mbajtur në Gjenevë u shpreh se një virus i tillë vdekjeprurës ka pasur një reagim të paprecedent nga vendet e botës.

Sipas tij, Kina është e vetmja që ka marrë masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles