15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Sot mbahet Samiti për Ballkanin Perëndimor në Bruksel

Kryetarët e parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Parlamentin Evropian (PE), nën patronatin e presidentit David Sassoli.

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Mali të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të mblidhen të martën, për të diskutuar rreth perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Ky samit u organizua për të zhvilluar një strategji për rolin që parlamentet mund të luajnë në drejtimin e agjendës së reformave dhe në dhënien e masave konkrete për të përmbushur aspiratat evropiane të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Sassoli më tej shtoi se Parlamenti Evropian do të jetë zë i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim do të jenë edhe kryetari i Parlamentit të Kroacisë, shtet ky që po udhëheq presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles