8.5 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Maliqi propozon rotacion në Kryesinë e Kuvendit për zgjidhjen e ngërçit politik

Mos arritja e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës nga ana e LVV-së dhe LDK-së, ka futur Kosovën në një ngërç politik.

Analisti politik, Shkelzen Maliqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëse vërtet koalicionin e bllokon pozita e kryeparlamentarit, atëherë pa pasur nevojë për dorëheqje do të mund të bëhej rotacion në Kryesinë e Kuvendit.

“Nëse vërtet koalicionin e bllokon pozita e kryetarit të Kuvendit, Albini dhe Isa do të duhej të tregonin pak kreativitet në zgjidhjen e ngërçit: Rotacioni në Kryesinë e Kuvendit mund të bëhet si pakt politik : Kujtim Shala behet i pari për një vit e ca muaj, Glauku mbetet i dyti, nëse Kuvendi pajtohet me këtë s’ka nevojë as për dorëheqje thjesht votohet rokada e afatizuar, edhe ashtu Kryesia e Kuvendit është organ më kolektiv se të tjerët, me këtë nuk do të poshtërohet Glauku, mbetet pjesë e vendimmarrjes në legjislativin në koalicion me Kujtimin ku edhe ashtu bashkërenditen vendimet”, ka shkruar Maliqi.

Ndryshe sot pritet të mbahet takimi i radhës në mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës nën praninë e ambasadorëve të vendeve të QUINT-it.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles