Një tjetër tërmet është ndjerë në orën 02:40 të mesnatës në Tiranë.
Tërmeti ishte me magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter me epiqendër 1 kilometër në fshatin Bupq të Fushë Krujës.
Të dhënat e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit tregojnë se tërmeti kishte thellësi prej 34 kilometrave.