8.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti i Kinës paralajmëron se virusi vrasës është duke u përhapur më shumë pas vdekjes së mjekut që po trajtonte pacientët

‘Coronavirusi vdekjeprurës po përshpejtohet dhe Kina po përballet me një situatë të rëndë’, tha presidenti kinez – pasi vdiq një mjek nga virusi, dhe SHBA-të përgatiten të evakuojnë qytetarët nga Wuhan i goditur nga kriza. 

Qyteti i goditur nga virusi kinez, Wuhan, tashmë në bllokim dhe ku virusi mendohet të ketë origjinën, ndaloi përdorimin e shumicës së automjeteve në qendër të qytetit dhe Hong Kongu tha që do të mbyllte shkollat ​​për dy javë pasi autoritetet po përpiqen për të ndaluar përhapjen e një sëmundje që ka infektuan më shumë se 1.400 njerëz në të gjithë botën dhe vrarë 41 deri më tash.

Presidenti kinez Xi Jinping foli pas një takimi urgjent të qeverisë për të paralajmëruar se përhapja e virusit vrasës është duke u përkeqësuar, pasi doli video që tregonte që rrëzoheshin edhe mjekët në spitalet në kryeqytetin e provincës Hubei të Kinës qendrore, pasi shpërthimi i coronavirusit vazhdon të lëvizë nëpër botë.

“Përballë situatës së rëndë të një përhapjeje të përshpejtuar të coronavirusit të ri, është e nevojshme të forcohet udhëheqja e centralizuar dhe e unifikuar e Komitetit Qendror të Partisë”, tha Xi, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua.

Ky reaim vjen ndërsa Liang Wudong, 62-vjeç, i cili ishte duke trajtuar pacientë në Wuhan, vdiq nga virusi këtë mëngjes, njoftoi media kineze.

Wudong, i cili ishte në pension, por erdhi për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve të prekur nga coronavirusi, vdiq pasi kaloi shumë kohë duke trajtuar pacientët.

Rreth 56 milionë njerëz tani janë subjekt i kufizimeve të lëvizjes së tyre pasi autoritetet zgjerojnë ndalimet e udhëtimit në provincën qendrore Hubei, duke prekur tani 18 qytete.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles