12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Drejtori i Aviacionit Civil të Kosovës, tregon se nga çfarë varet procesi i operimi të linjës ajrore Prishtinë-Beograd

Bëri bujë të madhe nënshkrimi i marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas.

Është pikërisht aviokompania “Lufthansa”, e cila ka njoftuar autoritetet e Kosovës për hapjen e linjës ajrore Kosovë-Serbi, në një të ardhme shumë të afërt.

Kjo gjë u bë e ditur në një ceremoni në Ambasadën amerikane në Berlin, në praninë e ambasadorit amerikan, Richard Grenell.

Lidhur me këtë Indeksonline ka kontaktuar drejtorin e Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha.

Berisha ka deklaruar se ky është një zhvillim pozitiv për Aviacionin Civil dhe se kompania gjermane “Lufthansa” është një kompani me reputacion të lartë në komunitetin e aviacionit ndërkombëtar.

“Së dyti, pas 20 vjetësh po hapet një korridor i ri ajror nga Kosova, që nënkupton edhe bashkëpunimin midis autoriteteve të aviacionit, që ka munguar për 20 vjet. Pra, po fillon normalizimi i marrëdhënieve në këtë fushë midis dy shteteve”, tha ai.

Sipas Berishës fillimi i operimit varet nga një proces teknik për caktimin e korridoreve ajrore.

Ai theksoi se kjo do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet e NATO-s, në kuadër të mekanizimit për normalizimin e hapësirës ajrore të Ballkanit dhe në veçanti të Kosovës.

“Pas kësaj, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të japë leje për këtë fluturim”, theksoi Berisha.

I pyetur nëse parashihet që të ketë interesim të qytetarëve për të udhëtuar me këtë linjë, Berisha tha se varet e gjitha nga vetë udhëtarët nëse do ta shohin të leverdishme shfrytëzimin e këtij fluturimi.

“Kompania gjermane duhet të aplikojë në Ministrinë e Infrastrukturës për t’u pajisur me leje dhe duhet të ndjekë hapat e tjerë për caktimin e orarit të fluturimeve në aeroport dhe marrëveshje për shërbime në tokë me autoritetet e ANP ‘Adem Jashari’”, tha ai.

Ndryshe për t’u arritur marrëveshja e djeshme, përfaqësues nga Kosova ishte vetë Eset Berisha, si drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil.

“Kam qenë unë si drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil për pjesën e përgjegjësive të AAC-së dhe si kryesues i delegacionit të caktuar nga ministri Pal Lekaj, për pjesën e përgjegjësive së Ministrisë së Infrastrukturës”, tha Berisha.

Rreth mundësisë së funksionimit të kësaj linje ajrore u deklarua edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cili tha se kjo është një fitore tjetër .

“Të gjithë thanë se nuk do të bëhet. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë linja direkte ajrore midis Serbisë dhe Kosovës”, tha Trump duke falënderuar ambasadorët Robert O’Brien dhe Richard Grenellin.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles