10.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kafsha i kishte “ngulur dhëmbët” në pallton e djalit të tij, babai tregon se si e kishte mbytur “çakallin” – duke e shtrënguar fuqishëm në fyt

Një baba në New Hampshire ka mbytur një “çakall” me duart e tij, pasi kafsha i kishte rrëmbyer djalin e tij dy vjeç.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ian O’Reilly ishte duke ecur në një shteg shëtitjeje në Exeter me gruan dhe tre fëmijët të hënën rreth orës 11:00 kur kafsha “nguli dhëmbët” në pallton e dy-vjeçarit.

Prindërit e djalit arritën ta ndanin atë nga krijesa, por O’Reilly tha se kafsha nuk donte të largohej kur ai u përpoq ta shmangte atë.

Kur “çakalli” kafshoi parakrahun e babait në përgjigje të goditjes, O’Reilly ndjeu se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të luftonte për ta vrarë.

Babi, i cili kishte frikë se jeta e fëmijëve të tij ishte në rrezik, përshkroi se si ai u ngrit mbi kafshën dhe si e shtrëngoi fuqishëm në fyt, duke i ndalur frymëmarrjen.

Për fat të mirë, fëmija i vogël nuk ishte kafshuar nga kafsha.

Incidenti thuhet se erdhi në të njëjtën ditë kur policia paralajmëroi vendasit të ishin të kujdesshëm nga “çakallet”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles