Thaçi e fton sot Kurtin për t’ia dorëzuar Dekretin Presidencial të Mandatarit

0
26

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin sot më 20 janar 2020, në orën 12:00.

Ftesën e sotme drejtuar Kurtit e kanë konfirmuar edhe Zyra e Presidentit, të cilët e kanë mirëpritur gatishmërinë e tij për të bërë hapin e parë drejt krijimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Ndryshe Kurti përmes një video mesazhi ka bërë të ditur se ende nuk kanë arritur marrëveshje me LDK-në për bashkëqeverisje, dhe se janë të gatshëm të kthehen sërish në tavolinën e bisedimeve deri të arrihet marrëveshja.