15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Shqiptarët janë viktimë, por krimet në Kosovë janë hetuar më shumë se krimet e Luftës së Dytë Botërore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën vjetore të prokurorëve të shtetit ka goditur bashkësinë ndërkombëtare për mos hetimin e krimeve të shtetit serb në Kosovë.

Ai ka theksuar se Kosova edhe pse ka qenë viktimë është ndjekur e gjykuar më shumë se agresori, që ka qenë shteti i Serbisë, i cili ka kryer spastrim etnik e gjenocid ndaj popullatës civile.

Thaçi u bëri thirrje prokurorëve që të mos e bëjnë gabimin e njëjtë që ka bërë UNMIK-u dhe EULEX-i, që nuk kanë ndjekur kriminelët serbë për krimet në Kosovë, si dhe të rrinë sa më larg nga ndikimi politik, por edhe nga ndërhyrjet apo reagimet e zyrtarëve ndërkombëtarë.

“Këtu nuk mund të mos shprehim shqetësimin që njerëzit në Kosovë nuk janë të kënaqur me drejtësinë. Viktimat duan drejtësi. Por që edhe kanë ndodhur lëshime në këtë proces, është fakt i pamohueshëm, që nuk mund ta mohojë askush, as njerëzit e politikës, as ju si hetues, prokurorë, gjyqtarë e as bashkësia ndërkombëtare. Lëshime në kuptimin edhe të mosefikasitetit por edhe të një selektimi etnik në drejtësi.

Ne jemi dëshmitarë se kemi pasur rreth 13 mijë civilë shqiptarë gjatë luftës në Kosovë nga shteti i Serbisë, rreth 20 mijë gra të dhunuara nga aparati i shtetit serb, në shërbim të shtetit që ka kryer spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë. Rreth 1300 fëmijë shqiptarë të vrarë, mbi 400 masakra të evidentuara kundër popullatës civile, në Likoshan, Prekaz, Izbicë, Mejë, Krushë, Reçak, këto lëshime që kanë ndodhur me ose pa qëllim, nuk dua të prejudikoj, kanë krijuar rrethanë që po rëndojnë arritjen e paqes, bashkëpunimit dhe pajtimi. Për këto krime nuk ka ndodhur drejtësi as nga drejtësia e UNMIK, EULEX e as nga Tribunali i Hagës. Më tepër janë hetuar viktimat e dënuar sesa ata që kanë kryer spastrim etnik e gjenocid në Kosovë.

Nga ajo që mund të konludojmë është kjo, edhe drejtësia e UNMIK dhe EULEX, ka konstatuar krime nga Serbia në Kosovë, ne nuk duhet të merremi, është 100 për qind amnisti për ata që kanë kryer gjenocid. Nga kjo heshtje, nga kjo amnisti për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, kemi mohimin e masakrave në Kosovë, por edhe me trimëri e krenari e bëjnë këtë.

Të mos ndodh paradoksi, që gjithë ajo që ka ndodhë në Kosovë nga shqiptarët, kushdo që të jetë ai individ, me ose pa uniformë, të vazhdojë të hetohet për ma tepër besoni sa krejt krimet e Luftës së Dytë Botërore, më tepër qe 20 vjet, që i ka sfiduar edhe drejtësia ndërkombëtare, që kanë kaluar nëpër të gjitha gjyqet e Tribunalet dhe të amnistohet kriminelët e shtetit serb”, tha Thaçi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles