9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet një person i dyshuar për “falsifikim të parasë” si dhe sekuestrohen para dhe materiale të tjera

Sot më 16.01.2020, rreth orës 14:00, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë (NJRHKEK–Prishtinë), me kërkesë të Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve (DHTN), ka ndërmarr një operacion kontrolli (bastisjeje) të një e shtëpie të banimit dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit (B.SH.) e cila gjindet në fshatin Sllatinë e madhe – Fushë Kosovë.

Gjatë kontrollit (bastisjes) të shtëpisë (konkretisht në dhomën e fjetjes në shtëpinë e personit të dyshuar), Policia ka hasur në një sasi të parave (kartëmonedhave) në bankënota të ndryshme, në total prej: Tremijë e tetëqind e tridhjetë Euro (3830 €), të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Po ashtu në vendin e ngjarjes janë hasur edhe gjësende tjera si:

–          Një pajisje për ngjitjen e shiritave të parave (User Manual Tipper Machine)

–          Shirita të kartëmonedhave 50€,

–          Shirita të kartëmonedhave 100€,

–          Një sasi e shenjave të sigurisë së parave (si holograme, kinograme, shirita të sigurisë),

–          Dhe një sasi e materies së lëngët (Kimikate) që përdoret për pastrim parash.

Të gjitha gjësendet për të cilat dyshohet se janë të kundërligjshme (duke përfshirë edhe paratë), janë fotografuar, evidentuar dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes nga Njësia e Forenzikës. Personi i dyshuar (B.Sh.) është shoqëruar në Polici, me çrast është intervistuar në cilësin e personit të dyshuar.

Në konsultim me Prokurorin kompetent, i njëjti dërgohet në mbajtje prej 48 orëve për procedura të mëtejme.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles