5.3 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Me ofertën e fundit kemi bërë kompromise, nuk lëvizim nga ajo

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se me ofertën e fundit që i kanë bërë Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë kompromisin më të madh në negociatat për koalicionin qeverisës. Prandaj u shpreh se ata nuk do të lëvizin në asnjë moment nga qëndrimet se iu takon për një vit posti i kryeparlamentarit, pesë ministri dhe zotimi për emërimin e presidentit pas një viti.

Ish shefi i grupit parlamentar të LDK-së, në një intervistë për KP, thotë se asnjëherë nuk kanë kushtëzuar formimin e institucioneve, pasi sipas tij, oferta e tyre është vetëm për balancim të pushtetit.

“Unë besoj që është në interes të shtetit të Kosovës edhe në interes të Vetëvendosjes që sa më parë të themelohen institucionet duke respektuar këtë ofertë që e ka bërë LDK. Merr parasysh edhe fuqitë politike edhe i balancon përgjegjësitë që është e shëndetshme për demokracinë në Kosovë… nuk ka asnjë logjik që lëvizin nga ato pika”, thotë ai.

Hoti thotë se nëse pranohet oferta e tyre, Vetëvendosje për tri vite do t’i ketë dy pozita shtetërore, kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin.

“Ne kemi lëvizur pas datës 26 dhjetor edhe me datën 8 janar kemi bërë këtë lëvizje. Ne kemi bërë një kompromis tjetër. Kemi hequr dorë nga 4 vite për të mbajtur gjithë mandatin e kryetarit të Kuvendit. Kemi kërkuar që vitin e parë LDK të ketë njërën nga tri pozitat e larta shtetërore. E pozitat e larta është kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe presidenti. Gjatë kësaj periudhe janë dy pozita të larta shtetërore që mund t’i ketë ky koalicion qeverisës. Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit. Mandej në tri vitet e tjera ne kemi shpreh gatishmëri që të kthejmë pozitën e kryetarit të Kuvendit dhe në tri vitet tjera, VV do të ketë dy pozitat e larta shtetërore. LDK do të ketë kandidatin që e ka propozuar për president, i cili kur zgjidhet zhveshët nga petku politik. Kryeministri gjatë gjithë kohës nuk zhveshët nga petku politik, as kryetari i Kuvendit”, thotë ai.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti flet edhe për kryetarin e tanishëm të Kuvendit, Glauk Konjufcën. Sipas tij, ai nuk mund të bëhet peng i marrëveshjes për bashkëqeverisje mes dy partive. Derisa thotë  se është çështje e Vetëvendosjes se si mund të akomodohet Konjufca pas largimit nga posti i kryeparlamentarit.

“Është çështje e tyre se si i zgjedhin punët brenda partisë, se si akomodojnë edhe zotëri Konjufca edhe të tjerët. Është politikë e tyre e brendshme partiake. Ne kemi ofruar një mundësi se si duhet të punojmë bashkë me VV-në në krijimin e institucioneve të reja. Tash ne nuk mundemi të mbesin peng i një qasje që ka përdorur gjatë kësaj periudhe LVV-ja. Zgjedhja zotëri Konjufca në krye të Kuvendit edhe tash proklamimi i faktit se kjo është e kryer është një politikë e aktit të kryer”, thotë ai.

Hoti thotë se gjitha kërkesat e tyre i kanë pasur racionale, pasi kanë mundur të kërkojnë edhe postin e kryeministrit.

“Është përgjegjësi e tyre që të gjejnë formulat për ndërtimin e institucioneve. Ne absolutisht nuk mund të interpretoj askush se kemi kushtëzuar themelimin e institucioneve të reja me kërkesa që janë jo racionale. Kërkesë jo racionale, le të themi do të ishte, të kërkojmë postin e kryeministrit”, u shpreh Hoti.

Edhe pse kanë kaluar mbi 100 ditë nga zgjedhjet e 6 tetorit, Kosova ende nuk ka qeverinë e themeluar. Pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin të merret vesh me partinë e dytë, Lidhjen Demokratike për formimin e koalicionin qeverisës. Në këtë fillim vit pas tri takimeve të njëpasnjëshme mes dy krerëve të partive, u propozuan oferta dhe kundër oferta karshi njëra tjetrës.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi të rriten ministritë nga 12 në 14 sosh, ku LDK-së do t’i takonin 6 ministri dhe zotimi për president. Por në një formë u refuzua nga kjo e fundit, ku i paraqiti ofertën e re partisë fituese, në të cilën thuhet se LDK merr postin e kryeparlamentarit për një vit, pesë ministri dhe zotimin për postin e presidentit pas një viti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles