9.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ish-presidenti francez, Sarkozy do të gjykohet për korrupsion

Në seancën e parë gjyqësore kundër ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy në tetor 2020 do të dalë në gjyq me akuzat për korrupsion, ku akuzohet për përpjekje për të marrë informacione të klasifikuara nga një gjyqtar, njoftoi sot gjykata, transmeton AA.

Akuza është vetëm njëra nga disa me të cilat përballet 64-vjeçari Sarkozy. Ish-presidenti thuhet se ka kërkuar përmes avokatit të tij, Thierry Herzog, informacione të klasifikuara në vitin 2014 nga gjykatësi i atëhershëm Gilbert Azibert në lidhje me një hetim që ishte mbyllur nga ajo kohë. Shkëmbimi përfshinte ndihmën e Sarkozit për t’i siguruar Azibert-it një post të rehatshëm në Monako.

Sarkozi ushtroi postin e presidentit nga 2007 deri në 2012. Ai ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij.

Në tetor të vitit të kaluar, gjykata më e lartë franceze e apelit gjithashtu refuzoi ofertën e Sarkozy-t për të shmangur gjykimin për pretendimet rreth financimit të fushatës. Prokurorët pretendojnë se ai shpenzoi pothuajse 43 milionë euro (47.8 miliardë dollarë) në ofertën e tij të dështuar të rizgjedhjes në vitin 2012, pothuajse dyfishin e kufirit ligjor prej 22.5 milionë euro, duke përdorur fatura të rreme. Nëse shpallet fajtor, Sarkozy mund të përballet me burg deri në një vit si dhe me gjobë. Ende nuk është caktuar asnjë datë për këtë si gjykim më vete.

Akuzat e mëtutjeshme përfshijnë pranimin e miliona eurove të Sarkozy-t nga diktatori i Libisë, Muammar Gaddafi për fushatën e tij të parë presidenciale në vitin 2007.

Procedimet ligjore këtë vjeshtë pritet të zgjasin nga 5 deri më 22 tetor. Sarkozy është ish-presidenti i parë francez që gjykohet mbi akuza për korrupsion. Ish-presidenti i parë që doli në gjyq ishte Jacques Chirac, i cili u shpall fajtor në vitin 2011 për përvetësim dhe keqpërdorim të fondeve publike derisa ishte kryebashkiak i Parisit.

Përgjimi i bisedave telefonike midis Sarkozy-t dhe Herzog-ut, të kryera si pjesë e hetimit për akuzat për financimin e Libisë, shkaktoi ngritjen e akuzave të cilat u caktuan për t’u gjykuar këtë vjeshtë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles