6.2 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pas arrestimit të Ikballe Berisha Hudutit -reagon profesori amerikan

Ditë më parë, Policia ka arrestuar Ikballe Berisha – Huduti, pasi përmes një deklarate publike doli kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit, duke kritikuar SHBA-në.

Ikballe Berisha – Huduti kishte shkruar në Facebook se gjenerali i vrarë iranian nuk do të vdesë kurrë, ndërkaq ata që e vranë i kishte quajtur kriminelë.

“Njerëzit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajnë gjak kriminalë ata janë te vdekur por vetëm frymojnë për tu turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel”, ka shkruar Huduti-Berisha.

Por, për arrestimin e saj ka shkruar profesori amerikan Alon Ben Meir, i cili është edhe njohës i zhvillimeve politike në Ballkan.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se “Në qoftëse ajo nuk ka lidhje me organizatat e njohura terroriste, nuk mund të dërgoni njerëz në burg vetëm për shprehje të mendimit”.

Profesori amerikan, ka thënë se Ikballe Berisha Huduti duhet të burgoset vetëm nëse del se është e lidhur me organizatat terroriste.

Ajo ishte deklaruar kundër Amerikës dhe Izraelit në vazhdimësi  përmes shkrimeve në llogarinë e saj në Facebook.

Hudutit, i është caktuar masa e paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji.

Ndyshe, Soleimani u vra nga një sulm me dron nga forcat amerikane më 3 janar, përderisa ishte duke udhëtuar me një veturë afër aeroportit të Bagdadit. Përpos tij, në këtë sulm mbetën të vrarë edhe disa pjesëtarë irakianë të Forcave Popullore të Mobilizimit. Në pozitën e tij tashmë është emëruar gjenerali Esmail Ghaan.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles