18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Murati: Ne nuk insistojmë në ministri e poste për të rehatuar emra të përveçëm

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se LVV nuk insiston në ministri e poste për të rehatuar emra të përveçëm, e që kjo sipas tij është dëshmuar me emrat e ministrave të ardhshëm të kabinetit Kurti.

Murati ka thënë se synimi i tyre është të krijojnë një qeveri e cila është funksionale dhe e nxjerr vendin nga humnera.

“Ne nuk insistojmë në ministri e poste për të rehatuar emra të përveçëm.Por për shkak të funksionit që ato poste bartin, e që janë kruciale drejt përmbushjes së obligimeve që kemi marrë karshi votuesve. Se nuk e kemi për poste e pushtet, besoj u vërtetua me emrat e kabinetit Kurti. Synimi ynë është që të krijojmë një qeveri e cila është funksionale dhe nxjerr vendin nga humnera”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Tutje ai ka thënë se çdo ngutje dhe lëshim pe në këtë aspekt, e zhbën edhe vetë qëllimin e fitores së 6 tetorit.

“E kuptoj se shumë prej jush e prisni me padurim krijimin e qeverisë së re. Të gjithë po e presim. Por nuk duhet që dëshira e sinqertë për formim sa më të shpejtë të qeverisë të na nxitojë drejt një marrëveshjeje të keqe”, vijon shkrimi i tij.

Ndërkohë, në ambientet e Kuvendit të Kosovës është duke u zhvilluar një takim mes kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa. Dy liderët kanë pohuar se ka lëvizje pozitive drejt arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.

https://www.facebook.com/HekuranMurati/posts/10157959785165522

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles