13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

LDK-ja në Pejë përkrah koalicionin me VV-në, por kërkon 6 ministri dhe Presidentin

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë, ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë, dhe gjatë kësaj mbledhje u diskutua për zhvillimet politike dhe koalicionin qeverisës.

Përmes një njoftimi, kjo degë shprehu mbështetjen për krijimin e qeverisë në bashkëpunim me Vetëvendosjen, me kushtin që LDK-ja të ketë gjashtë ministri dhe Presidentin.

Sipas tyre, kjo është një ndarje racionale dhe e balancuar e pushtetit.

“Dega e Pejës mbështet krijimin e qeverisë së përbashkët me VV por me kusht që LDK të ketë pushtet të barabartë me VV-në. LDK duhet të ketë 6 ministri dhe Presidentin sepse i meriton. Këtë e konsiderojmë ndarje racionale dhe të balancuar të pushtetit”, thuhet në njoftim.

Kuadrot që ka Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas degës së kësaj partie në Pejë, garantojnë qeverisje të ndershme e profesionale.

“LDK është parti me traditë, ka kuadro që garantojnë qeverisje të ndershme dhe profesionale. LDK është parti e dytë në zgjedhje por me një dallim shumë të ngushtë me të paren, prandaj edhe e meriton gjysmën e pushtetit politik. LDK është parti e dashur për qytetarët dhe e kërkuar nga të gjithë, prandaj ka çmim të lartë!”, thuhet në këtë njoftim.

Mirëpo, një orë më vonë LDK në Pejë e ka edituar kumtesën nga mbledhja e kryesisë dhe në njoftimin e ri nuk përmendet se  kjo degë kërkon 6 ministri dhe postin e Presidentit.

“Kryesia e LDK-së në Pejë, e kryesuar nga kryetari z.Gazmend Muhaxheri mbajti mbledhje të rregullt dhe bisedoj për zhvillimet politike rreth koalicionit qeverisës.

Dega e Pejës mbështet angazhimin e kryetarit Isa Mustafa për krijimin e qeverisë së përbashkët me VV me pushtet të barabart dhe te balancuar.

LDK është parti me traditë, ka kuadro që garantojnë qeverisje të ndershme dhe profesionale dhe ka arritur rezultat të lartë në zgjedhjet e kaluara”, thuhet në njoftim.

Ndërsa sot është zhvilluar edhe një takim mes liderit të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, por që ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret.

Pas takimit mes tyre, i gjithë informacioni që u dha nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ishte se dy liderët do të takohen edhe nesër, pa dhënë detaje për temën të cilën e kishin biseduar në takim.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles