15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Baraliu: LVV nuk e ka shumicën në Kuvend, nuk mund ta propozojë kandidatin për kryeministër

Presidenti i Republikës Kosovës, Hashim Thaçi i ka dhënë 48 orë kohë, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe partisë së tij për të propozuar kandidatin për kryeministër të vendit, shkruan Telegrafi.

Por, në lidhje me këtë afat ka folur njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, i cili i tha Telegrafit se në deklaratat e dy protagonistëve të takimit të sotëm ka diçka që nuk po përshtatet, pasi sipas tij, Albin Kurti nuk e ka shumicën në Kuvend dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta propozoj kandidatin për kryeministër.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 95, paragrafi 1, thotë se pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë, gjë që dihet se nuk e ka. Nuk e di për çfarë afati kohor e ka pasur fjalën, pasi pyetja e vërtetë e cila do të duhej të ishte nga presidenti është se a e ka shumicën parlamentare zotëri Kurti për ta propozuar kandidatin për Kryeministër, që deri më tani ne e kemi parë që nuk e ka, pasi nuk ka bërë koalicion as me LDK-në, por as me partitë serbe, prandaj nuk e ka shumicën në Parlament”, tha Baraliu.

Madje, Baraliu deklaraten e Albin Kurtit para medieve dhe postimin e Thaçit në Facebook i konsideroi si deklarata private.

“Asnjërën nga këto nuk mund t’i marrim si zyrtare, as presidenti që ka shkruar në rrjete sociale e as Kurti në deklaratën para medieve”, tha Baraliu.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles