Milaim Zeka vjen me një parashikim optimist për koalicionin LVV-LDK

0
32

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës dhe ish-deputeti, Milaim Zeka, ka bërë një parashikim optimist lidhur me koalicionin LVV–LDK dhe krijimin e Qeverisë nga këto dy subjekte politike.

Zeka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nesër presidenti Thaçi do ta mandatojë Albin Kurtin për formimin e Qeverisë, kurse nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka sinjale pozitive se mund të arrihet një koalicion qeverisës.

Postimi i plotë i Zekës:

“Neser mandatohet Albin Kurti

Presidenti Thaçi, neser, dite e hene, do ta mandatoje Albin Kurtin per Kryeminister te Republikes te Kosoves. Per kete nuk ka asnje dileme. LVV tani e ka te gatshem listen me emrat e gjithe atyre qe do bartin çdo post ne qeverine e ardheshme.

Tani topi eshte ne doren e Isa Mustafes. Mirepo nese analizojme deklaratate publike te Vjosa Osmanit, signalet jane shume pozitive. Eshte hera e pare qe Vjosa i ka treguar dhembet per te gjithe ata qe po sabotojne krijimin e qeverise.

Intresi i shtetit e do qe te krjohet nje qeveri funksionale, e cila vendos rend dhe ligj, e cila lufton kriminin e organizuar brenda institucioneve te shtetit, e cila lufton ata qe po shkaterrojne vendin, e jo nje 23 vjeçar te ardhur nga Italia, i cili ne ora 04.00 te mengjesit, e “paska rrezikuar sigurine” e nje femre police, duke ia bere me sy.

Drejtori i Policise te Kosoves kish me humbe 10 kg peshe vetem me ba Zoti vaki me i tregu se sa polici ia lyp nr e telefonit gruase time, po edhe shume femrave te tjera… Po kjo nuk eshte e denueshme ne baze te Kodit Penal!

Kemi nevoje per nje qeveri qe e drejton kete vend drejte normalitetit” (sic.), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/