16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Protestë në burgun e Dubravës ndaj vendimit të presidentit Hashim Thaçi për mos faljen e më shumë të burgosurve

Disa të burgosur janë lënduar në Burgun e Dubravës, si shenjë proteste dhe pakënaqësie me vendimin e presidentit Hashim Thaçi, për mos faljen e më shumë të burgosurve.

Lajmin e ka bërë të ditur për KosovaPress, njëri nga të burgosurit, i cili ka dashur të mbetet anonim.

“Nëntë persona e kanë qep gojën me tel, buzët dhe ka hyrën në grevë urie në pavionin 3 të burgut të Dubravës për shkak të zhgënjimit me vendimin e presidentit Hashim Thaçi për mosfalje të të burgosurve. Edhe të tjerët kanë nisur të qepin gojën, ka nis me eskalu situata. Ata po kërkojnë gazetar”, ka thënë ai.

Pakënaqësitë në këtë burg i ka konfirmuar për KosovaPress edhe drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

“Janë shfaqur në mëngjes disa pakënaqësi, pse ata nuk janë liruar nga Presidenti Thaçi. Ata herë pas here shfaqin pakënaqësi, ka persona me që shfaqin pakënaqësi në forma të ndryshme, mund të ketë ndodhur edhe kjo. Nuk e kanë cenuar sigurinë. Ata kohë pas kohe trajtohen edhe nga psikiatri”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, njëri nga të burgosurit ka mohuar se ata të burgosur kanë probleme mendore, duke thënë se drejtori Nehat Thaçi duhet të ketë kujdes me deklarata, pasi mund të kontribuojnë në eskalimin edhe më të thellë të situatës.

Ditë më parë Presidenti Thaçi ka falur tre të burgosur në bazë të kompetencave kushtetuese. /KP

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles