Në varrezat e fshatit Komoran të Drenasit janë varrosur nëna Miradije dhe vëllau Luani, familjarë të ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Imer Alushani.
Ata ndërruan jetë në orët e para të së mërkurës.
Fillimisht Luani ndërroi jetë pas një sulmi në zemër që kishte, ndërsa disa orë më vonë vdiq edhe e ëma.
Për vdekjen e tyre gjatë ditës kanë reaguar, duke ofruar ngushëllimet e tyre, krerë të institucioneve më të larta në vend si presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.