7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vrasja makabre e 37 vjeçares shqiptare në Francë, zbulohet autori

Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen makabre të 37-vjeçares shqiptare, Brunilda Kovaçi, në Mugins në afërsi të Kanës në Francë.

Mediat franceze kanë bërë me dije se e ëma e një djali të mitur u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjes në një park të qytetit dhe trupi i saj ishte pjesërisht i djegur.

Duke cituar prokurorinë franceze, mediat shkruajnë se shqiptarja ushtronte prostitucion në këtë zonë dhe nga hetimet e para mësohet se autor i krimit të rëndë ka qenë një nga klientët e saj.

Nga ana tjetër policia franceze ka arrestuar një 28-vjeçar shqiptar si të dyshuar për krimin.

Ai u ka rrëfyer hetuesve se e ka mbytur 37-vjeçare pas një sherri që kishin pasur në makinën e tij.

Prokurori francez Fabienne Atzori tha se pas krimit i riu ka tentuar të zhdukë trupin duke e dërguar në një park ku edhe ka tentuar ta djegë atë.

Sipas tij motivi i krimit mbetet i paqartë, por besohet se motivet janë të dobëta, njofton Abc News përcjellë Klan Kosova.

Prokurori shtoi se shqiptarja kishte denoncuar edhe një tjetër rast dhune në vitin 2015, ndërsa u identifikua nga dy tatuazhe në trupin e saj.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles