8.5 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Agjencia franceze e lajmeve e përzgjedh sheshin “Skënderbej” për dekorimin më të bukur

Sheshi “Skënderbej” ka pushtuar sërish mediat më të njohura botërore.

 

Agjencia franceze e lajmeve AFP ka publikuar foton e realizuar nga fotoreporteri i talentuar Gent Shkullaku, ku shfaqet plot drita sheshi “Skënderbej”, në të cilin Bashkia e Tiranës ka ngritur “Fshatin e Festave”, një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen.

“Pamje ajrore e Sheshit Skënderbej në Tiranë, e ndezur me dekorimet e Krishtlindjes dhe e rrethuar nga një treg i hapur i Krishtlindjeve”, thuhet në tekstin e AFP e cila ka miliona ndjekës nga e gjithë bota.

Tirana është veshur me ngjyrat e festave në çdo cep të saj. Ndonëse qytetarët kaluan disa ditë të vështira për shkak të tërmetit, kryeqyteti i është rikthyer tërësisht normalitetit dhe atmosferës festive që ndihet kudo.

Përveç ndezjes së dritave të pemës së madhe dhe ngritjes së fshatit të festave në sheshin “Skënderbej”, kryeqyteti është stolisur me zbukurimet dhe ngjyrat e festave në çdo rrugë dhe shesh të tij.

Rrugët e mbushura me njerëz dhe të qeshurat e fëmijëve i kanë dhënë një tjetër pamje Tiranës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles