17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

Qytetarët ndihmojnë Policinë për arrestimin e Hysen Dobroshit nga Peja, i dyshuar për veprën penale, “Vjedhje”

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, një javë më parë përmes një njoftimi dërguar mediave, kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi, që sipas policisë është Hysen Dobroshi, i kërkuar për veprën penale, “Vjedhje.”

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë për arrestimin e personit të kërkuar.

“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 28.12.2019 është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore-ekipi i sektorëve të stacionit policor Pejë – DRP-Pejë”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, i dyshuari i lartcekur është dërguar në vuajtje dënimi në Qendrën Korrektuese Dubravë.

“Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të çojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore. Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt. Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit”, thuhet në njoftim.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles