2.5 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Flet Bedri Hamza, i vetmi ish- ministër i Qeverisë Haradinaj që u betua si deputet

Bedri Hamza nuk është që nga dje më ministër i Financave në detyrë. Kjo pasi që politikani nga Mitrovica ka dhënë betimin si deputet dhe Kushtetuta nuk ia lejon më pozicionin e mëparshëm.

Hamza që mori votat për të qenë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës nga zgjedhjet e 6 tetorit, ka thënë se dje i ka shkruar shkresë kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, në shenjë falënderimi.

“Kjo nuk do të thotë se unë kam dhënë dorëheqje nga posti i ministrit në detyrë pasi që këtë e rregullon Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit. Në momentin kur ti kalon në Kuvend nuk mundesh mbajt edhe postin e ministrit, kjo nuk po ndodh për herë të parë.

Po ua rikujtoj se e njejëta ka ndodhur edhe në mandatin e kaluar. P.sh, kur z.Hoti ishte ministër i Financave në momentin kur është certifikuar si deputet dhe e ka dhënë betimin atëherë ai ka qëndruar në Kuvend.

Ndërsa ish-kryeministri z.Mustafa e ka emëruar Agim Krasniqin ministër të Financave. Dhe në këtë drejtim unë kam vepruar në përputhje me Kushtetuten e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, për më tepër si shenjë falënderimi për bashkëpunimin që kemi pas unë kam shkruar një shkresë Kryeminisrit. Unë jam deputet i Republikës së Kosovës dhe shef i grupit parlamentar i PDK-së” ka thënë Bedri Hamza për Indeksonline.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles