7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pak orë nga Kuvendi i Kosovës, ja “matematikat”, që pritet të ndodhin

Sot në orë 15:00 do të mbahet seanca konstituive në Kuvendin e Republikës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Por pasi që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk arritën të nënshkruanin marrëveshjen për qeverisje të përbashkët, seanca do të marrë një kah më ndryshe.

Aty mund të shohim vetëm betimin e deputetëve, e jo edhe zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit për shkak të votave të pamjaftueshme.

Eugen Cakolli, nga Insituti Demokratik i Kosovës (KDI), për IndeksOnline ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014 ka bërë që partia fituese e zgjedhjeve të ketë hapësirë të propozojë e vetme kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Ai ka thënë se nëse nuk zgjidhen sot kryetari dhe nënkryetari, presidenti Hashim Thaçi nuk mund të fillojë procedurat për konsultim me subjektin politik që ka dal fitues i zgjedhjeve për të nominuar një kandidat.

“Fatkeqësisht aktgjykimi  i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 lidhur me çështjen e grupit më të madh parlamentar i ka ofruar hapësirë të pakufizuar grupit parlamentar  që ka dalë fitues në zgjedhje, të propozojë kryetar të Kuvendit për aq herë sa është e nevojshme deri në zgjedhjen e tij.

Pra ekskluziviteti për nominimin për kryetar të Kuvendit i është njohur vetëm një grupi parlamentar apo vetëm një subjekti politik që kjo nënkupton se mund ta bllokojë këtë proces për periudha të gjata kohore.

Ka raste kur vendit i janë dashur deri në 6 muaj për të konstituar Kuvendin e që në rast të mosarritjes së një marrëveshjeje të partive politike tani për tani nuk janë votat për të përzgjedhur një kandidat për postin e kryetarit apo nënkryetarit të Kuvendit”, ka thënë ai.

Por edhe nëse kjo procedurë përfundon sot në Kuvend, Cakolli ka thënë se ka ende hapësira që të zvarritet procesi i formimit të Qeverisë, për shkak të propozimit të kandidatit për postin e kryeministrit.

“Sa i përket formimit të Qeverisë as nuk mund të fillojë fare pa konstituimin e Kuvendit.

Në rast se sot hipotetikisht zgjidhen kryetari dhe nënkryetari sërish ekziston një hapësirë ligjore lidhur me atë se sa është afati ligjor për të përmbyllur konstitimet e presidentit me subjektin fitues të zgjedhjeve.

Kjo për shkak  ekziston mundësia që një kandidat ofrohet për postin e kryeministrit, që praktikisht ia pamundëson presidentit betimin e këtij emri në Kuvend.

Ndërsa nëse edhe kjo procedurë konsumohet siç duhet atëherë vendit do t’i duhen 15 ditë për të sjellë në vend kabinetin e ri qeveritar i cili duhet të marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve”, ka thënë ai.

Cakolli ka sqaruar për IndeksOnline se nëse kandidati i parë për kryeministër dështon të sigurojë numrin e votave, atëherë pas 15 ditësh do të duhej të formohej kabineti i ri qeveritar.

“Në rast se kandidati i parë dështon në sigurimin e votave, atëherë presidenti duhet që brenda 10 ditësh duhet të caktojë një kandidat tjetër që duhet që brenda afatit 15 ditësh të sjellë kabinetin e ri qeveritar.

Dhe në rast se edhe ky kandidat nuk arrin të sigurojë votat, atëherë edhe presidenti është i obliguar që të shpallë zgjedhjet të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e parë e marrjes së vendimit për shpalljen e tyre”, ka thënë ai.

Ndryshe, pas certifikimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, LVV dhe LDK kanë zhvilluar takime të shpeshta për të arritur një marrëveshje për të bashkëqeverisur por posti i presidentit po mbetet “mollë sherri” për dy palët.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles