7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Policia me masa të reja kundër vozitësve që parkojnë në vendet e ndaluara

Policia e Pejës do të konfiskojë të gjitha automjetet e parkuara në vendet e ndaluara në këtë qytet, pasi komuna ka arritur sot marrëveshje me një kompani për kamionin tërheqës.

Në një deklaratë për media thuhet se tërheqja e automjeteve që janë të parkuara në vende të ndaluara do të nisë nga dita e sotme dhe ajo ka për qëllim ngritjen e nivelit sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve, ruajtjen e jetës së qytetarëve, parandalimin e të gjitha llojeve të aksidenteve, në veçanti të atyre me pasoja fatale.

Policia sqaron se gjatë kontrolleve në rrugë është edhe mundësia e vendosjes së bllokuesve në automjete në rastet kur tërheqja me kamion tërheqës nuk është e nevojshme

Për më tepër, policia ka sqaruar edhe gjithë procedurën pas vlerësimit të zyrtarit policor se është e nevojshme vendosja e bllokuesve i njëjti të vendoset nga kompania në prezencën e zyrtarit policor.

Personi përgjegjës i kompanisë që e vendos bllokuesin po ashtu e vendos edhe një letër në xhamin e veturës në të cilin janë numrat e kompanisë të cilin numër kundërvajtësi e thërret kompaninë dhe pastaj personi përgjegjës i kompanisë vjen dhe e zhbllokon veturën pasi që kundërvajtësi i kryen obligimet (pagesat) ndaj kompanisë.

Gjatë zhbllokimit të veturës prezent duhet të jetë edhe zyrtari policor i cili i shqipton tiketën për kundërvajtje, pra edhe zhbllokimi i veturës bëhet në prezencën e zyrtarit policor.

Kundërvajtësit nuk i lirohet vetura derisa t’i kryejë obligimet (pagesat) ndaj kompanisë për tërheqje, kurse sa i përket pagës së tiketës lëshuar nga policia procedurat dihen se si rrjedhin.

Dëmtimi i bllokuesve nga kundërvajtësit, është vepër e dënueshme e cila kushton dhe duhet paguar kompanisë, thuhet në njoftimin e Policisë rajonale në Pejë.

Shumë qytetar shpesh janë ankuar qe pa të drejtë ju kanë konfiskuar veturat me kamion tërheqës (marimangë) duke shkuar në favor te kompanisë pasi qe ne momentin e zbritjes janë detyruar ta paguajnë kompaninë ndërsa gjobën jo.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles